Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana: Dita e Çlirimit të Shijakut shembull krenarie dhe përgjegjësie për të gjithë.

Kryebashkiaku Arbana: Dita e Çlirimit të Shijakut shembull krenarie dhe përgjegjësie për të gjithë.

Sot në Shijak u festua 78 vjetori i Çlirimit të qytetit ku u organizua ceremonia zyrtare dhe një aktivitet i mbajtur nga nxënësit e shkollave.

Kryebashkiaku Arbana shprehet:

“16 Nëntori për shijakasit është një ditë shumë e rëndësishme.
78 vite më parë u shpërblye gjithë sakrifica e madhe nga heronjtë dhe familjet e tyre që me gjak mbrojtën atdheun.

Kjo ditë është shembull krenarie dhe përgjegjësie për çdo shijakas, sepse kur kthejmë kokën pas dhe shikojmë sfidat që kanë kaluar paraardhësit tanë për të na dhuruar një vend të lirë, duhet me përgjegjësi të çojmë përpara të ardhmen e Shijakut, ashtu si e meritojnë fëmijët tanë.

Si kryetar i bashkisë, ju premtoj se Shijaku do të vazhdojë të zhvillohet me vullnetin për të punuar çdo ditë për progresin.

Të gëzojmë të gjithë së bashku madhështinë historike të 16 nëntorit, dita kur çdo shijakas ndjehet krenar për emrin që ka.

Lavdi dëshmorëve!”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button