Aktualitet

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e parë e muajit Mars sjell shira, vranësiria dhe temperatura të ulëta.

Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të sjellin në vendin tonë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore. Por herë pas here do të ketë dhe intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 9°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button