Aktualitet

Aksident në Tiranë, shoferi humb kontrollin e mjetit, makina përfundon në Lanë

Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të Brrylit në Tiranë.

Bëhet me dije se një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 13.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button