Aktualitet

Rama reagon pas vlerësimit për Shqipërinë: Do të bëjmë gjithçka për të ulur si të barabartë në tryezën e BE

Progres raporti Komisionit Europian për Shqipërinë vlerëson vijueshmërinë nga qeveria Rama 4 të avancimit drejt BE por kërkon mos ndaljen e ritmit të reformave të cilat duhet të jenë gjithë përfshirëse.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shkruan ‘do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku’.

Po, e bëmë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku.“, shprehet Rama.

Ai i ka bërë ‘replay’ postit të Marta Kos, ku shkruan “Shqipëria ka shënuar përparim të paprecedentë.Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një dëshmi e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe të aspiratave të qarta europiane të shoqërisë shqiptare.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button