Aktualitet

Muhamet Rrumbullaku emërohet në krye të Policisë së Shtetit, pasues i Gledis Nanos

Muhamet Rrumbullakut do të jetë Drejtori i ri i

Ai është diplomuar “Specialist i Lartë Policie”  në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, ndërkohë që është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Gjithashtu ka edhe një Master Profesional në vitin 2011.

Rrumbullaku ka pasur një karrierë të gjatë, ku nga data 24/03/2022 me propozim të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Më parë ai ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit. Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Gjithashtu ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor e shumë pozicione të tjera.

Rrumbullaku vjen në këtë detyrë pas shkarkimit të Gledis Nanos me argumentin se nuk ka përmbushur detyrat.

Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt të vitit 1966 në qytetin e Tiranës.

Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button