Aktualitet

U shkarkua nga detyra si zv.kryeministër, grupi i PS propozon detyrën e re për Arben Ahmetajn

Në nisje të seancës parlamenatre, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar se grupi i PS ka kërkuar që deputeti Arben Ahmetaj të caktohet anëtar i Komisionit për Integrimin Europian.

“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla.

Kujtojmë që Ahmetaj ka mbajtur postin e zv.kryeministrit, por që u shkarkua nga kryeministri Edi Rama dhe postin e zv.kryeministit e mori Belinda Balluku, e cila është edhe ministre e Infrstrukurës.

Sakaq pritet që në seancën e sotme Ahmetaj të votohet dhe të caktohet si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button