Aktualitet

Tërmet i fortë në Xhenova të Italisë, njerëzit dalin në rrugë

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë me thellësi 10 kilometra është regjistruar pak më parë në Xhenova të Italisë.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, tërmeti ka një magnitudë 4.1 ballë dhe është regjistruar 2 kilometra në perëndim të Bargagli.

Shumë zyra dhe banesa janë braktisur dhe njerëzit kanë dalë në rrugë.

Mediat vendase shkruajnë se tërmeti është ndjerë shumë në katet e sipërme të ndërtesave dhe xhamat e dritareve janë dridhur.

Tërmeti trembi edhe turistët nga Portofino deri në Sestri Levante, sidomos ata që ndodheshin në hotelet në katet më të larta.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button