Aktualitet

“PS-ja na dominon”, Berisha: Rrjetet sociale një armë e fuqishme në duart tona

Sali Berisha ka treguar edhe sesi duhet tërhequr ai që njihet si “elektorati gri”. Kreu i PD-së kërkoi takime, të cilat i konsideroi si rrugën kryesore për të bindur njerëzit dhe së dyti të përdoren më shumë rrjetet sociale.

“E kam theksuar dhe e theksoj. Një armë shumë e fuqishme në duart tona që përdoret shumë më pak seç duhet janë mediat sociale, Facebook, Instagram, Tik-Tok. Pse kjo? Çfarë tregojnë studimet e tyre? Ne sot partia në pushtet na dominon. Ata kanë dyfishin, trefishin e postimeve krahasuar me ne. Të gjithë makineria e tyre.

Por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është 2 herë më i lartë për opozitën. Kjo kërkon që çdo ditë ne të flasim në mediat sociale, ne të shkruajmë në rrjetet sociale, ne të kritikojmë alternativa në rrjetet sociale.

Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit. Kërkohet që gjithsecili nga ne të ketë një program ditor. Çdo grupseksion dhe seksion të ketë një program ditor. Çdo anëtar i joni të bëjë takime”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button