Aktualitet

Rritja e rrogës për efektivët, ja pagat e reja për punonjësit e Policisë së Shtetit

Ditë më parë Qeveria morri vendimin që të rriste pagat e punonjësve të policisë, policëve të burgjeve.

Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave duke thënë se rritja e pagave bëhet për të mbështetur të gjithë ata që janë në krye të detyrës.

Së fundmi në Fletoren Zyrtare është publikuar edhe rroga e punonjësve të policisë pas rritje së pagës, në baze të gradës.

Paga për punonjësit e policisë nis me 57.500 lekë e punonjësit me gradë “Inspektor” dhe vijojnë deri në 125.000 lekë, për “Drejtues Madhor”.

Për Policinë e Burgjeve pagat nisin nga 53.500 lekë e punonjësit me gradë “Aspirant”, dhe vijon deri në 125.000 lekë, për “Drejtues i Lartë”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button