Aktualitet
Rama në Dibër: E djathta e rublave lanë djerrë

Mëngjesin e kësaj të dielë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një foto të vetes në Dibër, ku theskon se pas turit që zhvilloi duken frytet e punës mbi djerrinën që la pas e djathta e rublave.
“MIRËMËNGJES dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur”,-shkruan Rama në facebook.




