Aktualitet

Primaret e PD, mësohen 29 kandidatët që do përballen me socialistët, nuk dihet ‘fati’ i 36 bashkive

Demokratet përmbyllën të dielën procesin e primareve. Me votën e mbi 55 mijë anëtarëve dhe simpatizantëve përcaktohen kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në disa prej bashkive procesi është finalizuar. Përveç Shkodrës, me Bardh Spahinë, Elbasanit me Luçiano Boçin dhe Kukësit me Admir Sinamatin, kandidatë pa rivalë në primare, po mësohen edhe emrat e tjerë që do të përballen me socialistët në zgjedhjet lokale.

Në Durrës dhe Korçë do të garojnë përkatësisht ish-deputetet, Igli Cara dhe Ledina Alolli, ndërsa në Vaun e Dejës kërkon të rimarrë bashkinë deputeti Zef Hila.

Gara për Vlorën iu besua Hysni Sharrës, Lushnja Eduart Sharkës, Berati Zija Ismailit, Shijaku Rezart Tushajt, Pogradeci Zini Tollozhinës dhe Vora Indrit Hoxhës, sekretarit për diasporën në PD.

Deri në mbrëmjen e së dielës kanë dalë rezultatet për 29 bashki. Ndërkohë që Shqipëria ka 65 të tilla. Në diferencën e mbetur thuajse nuk ka pasur ‘primare’ fare.

Kandidatet e PD për kryetar bashkie

1. Tepelena Baftjar Imeri

2.Gjirokastër Dorjan Lani

3.Poliçan Behar Xhaferraj

4.Skrapar Eugen Mustafallari

5. Vau Dejës Zef Hila

6. Selenicë Leonard Rakipaj

7.Dimal Gentjan Meçe

8. Roskovec Nerdit Hazizaj

9.Kolonjë Ethem Lumani

10.Shkoder Bardh Spahia

11.Patos Sofie Alushaj

12.Berat Zija Ismaili

13.Mallakaster Resmi Shanaj

14.Memaliaj Albert Malaj

15.Shijak Rezart Tushaj

16.Pogradec Zini Tollozhina

17.Libohovë Adil Xhelili

18.Lushnje Edurat Sharkaj

19.Devoll Elvis Hajdërlli

20.Kurbin Behar Haxhiu

21. Divjakë Aurel Malko

22.Mallakastër Resmi Shanaj

23.Rroskovec Erdit Hazizaj

24.Vorë Indrit Hoxha

25.Korçë Ledina Alolli

26.Vlorë Hysni Sharra

27.Durrës Igli Cara

28.Peqin Mustafa Pashja

29. Kamëz Arjan Hoxha

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button