Aktualitet

Rama: Mësueset që ndalin në pension t’i bëjmë drejtoresha, do e drejtonin shkollën më mirë se…

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që mësuesit që dalin në pension t’i kalojnë si drejtuese shkollash.

Rama tha se ata kanë eksperiencën e shumë viteve për të drejtuar shkollat dhe sipas tij do ta bëjnë shumë më mirë se disa burra.

“Zonjat që përfundojnë karrierën mos i lini të ikin në shtëpi por bëjini drejtore. Është një Erzen që i shef propozimet e mia me lupë dhe thotë se bien në kundërshtim me ligjin, shikojeni këtë mundësi që të përfaqësoheni nga eksperienca si shumë vite e mësuesve, nga fuqia dhe aftësia që kanë gratë si gjyshe dhe nëna. Mund ta drejtojnë shkollën shumë më mirë se disa drejtorë burra”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button