Aktualitet

Dhunë, plagosje dhe të dehur në timon, 8 të arrestuar në Tiranë

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 43 vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij për shkak të detyrës.

Një tjetër u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë. Një 25 vjeçar ra në pranga pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Një 40 vjeçar u arrestua pasi është konfliktuar me një 18 vjeçar për motive të dobëta dhe për pasojë ky i fundit ka përfunduar në spital. 40 vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Një 50 vjeçar u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Një 62 vjeçar në Krujë u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

Një 20 vjeçar nga Kamza u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– E. S., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë;

– J. C., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Z. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Mbrëmjen e djeshme, 40-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin A. H., 18 vjeç. Si pasojë shtetasi A. H., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim R. K., 56 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim D. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin H. M., 62 vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin E. M., 20 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Një 56 vjeçar në Kamëz u kap pasi gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button