Aktualitet
Kamioni çan trafikndarësen në autostradën Tiranë-Durrës (Foto)

Një kamion është aksidentuar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, duke u përplasur me trafindarësen dhe duke bllokuar të dyja krahët e rrugës.
Siç shihet dhe nga fotot, kamioni është anuar, duke u përplasur me trafikndarësen në mënyrë të çuditshme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për aksidentin. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale në mjet.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e trafikut, i cili ka shkuar deri në 5 kilometra.




