Aktualitet

Moti i keq, Peleshi: Ka rrezik për përmbytje dhe kemi një rritje të prurjeve të lumenjve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka thënë alarmin, duke thënë se parashikohet rritje e prurjeve të lumenjve dhe ka një rrezik të shtuar për përmbytje në disa zona të vendit. Në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e reshjeve në vend, ai tha se më problematike situata do të jetë në zonë e Nënshkodrës dhe në atë të lumit Vjosë për shkak të prurjeve.

“Situata është e qëndrueshme nuk paraqet vështirësi të madhe zona e Shkodrës ka prezencë uji në Lezhë ka prezencë uji në qytet. Parashikohet rritje prurjeve të lumenjve Drin, Bunë, Mat dhe Vjosë shtim përmbytje në Nënshkodrës dhe në afërsi të liqenit. Rrezik të shtuar për përmbytje edhe në lumin Vjosë. Jemi afër niveleve kritike por projeksionet nuk janë pesimiste sipas parashikimeve të reshjeve. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë Elbasan, Vlorë e Gjirokastër do të ketë rrëshqitje të dherave, priten reshje intensive. Sasia e reshjeve në Fierzë ka qenë 25 mm prurje janë 2 mijë metër kub në sekondë”, u shpreh Peleshi.

Nga ana tjetër, ministri u bëri thirrje bashkive të marrin masa në ato zona ku paraqitet rrezik për përmbytje. “Të keni të gatshëm kapacitet për evakuim e strehim, të jemi në kohë dhe në bashkëpunim me të gjitha strukturat. Të vijojë monitorimi i lumenjve dhe kanaleve për menaxhimin e situatës”.

https://fb.watch/i91YQtZ7wM/?mibextid=re2LRg

https://fb.watch/i91YQtZ7wM/?mibextid=re2LRg

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button