Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 29-vjeçarja ndërron jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” pas lindjes

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në Maternitetin e Ri “Koço Gliozheni” në Tiranë pasi solli në jetë foshnjën e saj.

Burime për mediat bëjnë me dije se e reja kishte lindur në mënyr natyrale ditën e shtunë, një foshnjë rreth 5 kg.

Pas lindjes ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte qëndruar në spital për 24 orë, më pas ajo doli nga spitali dhe ka ikur në shtëpi.

Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ajo është rikthyer sërish në maternitet pasi kishte shfaqur komplikacione. Por, pavarësisht ndihmës së mjekëve ditën e sotme fatkeqësisht 29-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button