Aktualitet

Blendi Fevziu: PD do nja 10 vite ta marrë veten, nuk i fiton dot zgjedhjet më 14 maj

Gazetari Blendi Fevziu ishte këtë të hënë në studion e Euronews Albania, ku bëri dhe një analizë të shkurtër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 14 maj.

Fevziu tha se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk pritet të kenë ndonjë histori. Kjo sipas tij, pasi PD nuk do të arrijë të bëjë dot surpriza.

Fevziu tha se përçarja e PD-së, dhe braktisja e institucioneve në vitin 2019, janë ngjarje, ndikimet e të cilës PD do t’i vuajë dhe në dekadën e ardhshme.

Që PD të rikthehet në pushtet, duhet një hapje më e madhe se koalicionet apo bashkimi I saj, tha gazetari.

“Në 14 maj është shumë e vështirë të mendosh se do të ketë ndryshime të mëdha. Vendimi që PD ka marrë në 2019-ën me largimin nga parlamenti, si dhe braktisja e zgjedhjeve lokale, do të dojë minimum një dekadë që të rikuperohet.

Kishte bashki që e majta s’do t’i fitonte kurrë dhe sot është e vështirë t’ua marrësh kandidatëve të majtë.

Ju e dini që në Shqipëri kryetarët e bashkive rrinë me mandate të gjata dhe ndaj u ndryshua ligji dhe u kufizua që të kenë të drejtë të qëndrojnë vetëm 3 mandate. 

Kjo ndodh dhe në botë dhe sot është shumë e vështirë t’i marrësh këto bashki. Situata e përçarjes në PD nuk e favorizon rezultain pozitiv të saj në zgjedhje. Për të fituar zgjedhjet e 2025-ës PD nuk i mjafton bashkimi i saj, apo koalicionet, por duhet të hapet ndaj çdo elementi për t’u rikthyer në pushtet”, tha Fevziu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button