Aktualitet

Alibeaj shpresë te Kolegji, i bën goditjen e radhës koalicionit “Bashkë Fitojmë

Partia Demokratike, e drejtuar nga Enkelejd Alibaj ka nisur një betejë tjetër kundër koalicionit “Bashkë Fitojmë”.  Ai ka kërkuar të ankimojë këtë koalicion pasi sipas tij po përdoren në mënyrë të padrejtë pjesë përbërës të saj.

“PD zyrtare e ka çmuar se duhet të ankimojë koalicionin “Bashkë fitojmë”, pasi sipas saj, në pjesë përbërës të tij është përmendur Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila siç e kemi transmetuar nuk është zyrtarisht e regjistruar”, raporton gazetarja  Erneta Shevroja.

Gazetarja thotë se shpresë e vetma për këtë kërkesë është Kolegji Zgjedhor, por nuk dihet ende se çfarë do të vendoset për kërkesën e PD-së zyrtare.

“PDSH nuk duhet të jetë në asnjë prej dokumenteve, të cilat janë dorëzuar nga Partia e Lirisë në KQZ, që është udhëheqëse e kolacionit”, tha më tej gazetarja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button