Aktualitet
Zgjedhjet në veri të Kosovës! Nën mbikqyrje të rreptë policore, nis procesi i votimit

Kosova zhvillon ditën e sotme zgjedhjet lokale në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç.
KQZ-ja ka vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore në Veri, që do të shërbejnë si qendra votimi. Sakaq, është hapur qendra e rregullt e votimit në Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.
Qendrat e rregullta janë të hapura në vendet e banuara me shqiptarë. Janë mbi 18 mijë qytetarë që kanë të drejtë vote në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.Rregullat janë më të rrepta këto zgjedhje sa i përket sigurisë. Të gjitha qendrat e votimit po mbikëqyren nga policia e Kosovës. Deri më tani situata është e qetë.




