Sport

Përmbysi Elbasanin, Vora fiton titullin kampion të Kategorisë së Dytë

Vora shpallet fituese e Kategorisë së Dytë.

Në finalen e zhvilluar mes kampionëve të dy grupeve, A dhe B, Vora mundi me përmbysje Elbasanin me rezultatin 2-1 në stadiumin ”Air Albania”, duke u kurorëzuar me titullin kampion.

Në fakt, të dyja skuadrat do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë në vitin e ardhshëm, por kjo finale është kthyer në një traditë në vitet e fundit, me Vorën që shpërblehet në mënyrën më të mirë për këtë arritje të madhe.

Elbasani e nisi më mirë takimin dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 19′, ku Arsen Lleshi shfrytëzoi mirë krosimin nga e djathta dhe e ndali saktë topin në fundin e rrjetës.

Megjithatë, kundërpërgjigja e Vorës nuk vonoi dhe 7 minuta më vonë vendosën ekuilibrat. Pas një aksioni të tejzgjatur, Argel Avdiu u gjend në vendin dhe në momentin e duhur për të barazuar rezultatin dhe për të çuar shifrat në 1-1.

Pjesa e dytë u bë mjaft e ekuilibruar, megjithatë Vora u tregua më cinike përballë portës dhe në minutën e 77′ gjeti përsëri rrugën e rrjetës, përsëri me anë të Argel Avdiut. Sulmuesi përfitoi nga një top jo i larguar siç duhet nga portieri elbasanas dhe me portën e boshatisur nuk gaboi për t’i dhënë kryesimin Vorës.

Në minutat e mbetura, Vora u mbrojt mirë dhe mori fitoren, duke siguruar kështu titullin kampion të Kategorisë së Dytë, që i jep padyshim vlerësimin më të mirë pas një sezoni të gjatë dhe impenjativ.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button