Ekonomia
Rënies së euros nuk po i duket fundi: Kursi bie në 107.4 lekë, rënia vjetore arrin në 10.6%

Rënia e kursit të këmbimit të euros vijoi me ritme të larta edhe sot.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të martën me 107.4 lekë, duke prekur një minimum të ri historik. Rënia vjetore e euros ka arritur gjithashtu një nivel rekord, prej 10.6%. Vetëm në muajin e fundit, euro ka humbur 3.5% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun.




