Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Fier-Lushnjë, ka të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në autostradën Fier-Lushnjë. 

Një automjet tip “Mercedez Benz” është përplasur me një mjet të vogël transporti. Si pasojë e përplasjes ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit.

Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G. S. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button