Aktualitet

Lirohen tre policët e rrëmbyer nga Serbia

Gjykata serbe në Kralevë këtë të hënë ka vendosur lirimin e tre policëve të rrëmbyer disa ditë më parë në Kosovë.Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.Qeveria e Kosovës kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve duke thënë se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe se Serbia ka kryer agresion ndaj vendit.

Sipas autoriteteve serbe, ata kryen veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend dhe në arenën ndërkombëtare, ku përveç autoriteteve vendase lirimi i tyre ishte kërkuar dhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button