Megaperacioni në Elbasan, policia deklaratë: U ndaluan 45 persona, në kërkim shtatë të tjerë! U sekuestrua drogë dhe municion luftarak

Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë zyrtare për mediat, në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit, ky synohej goditja e një grupi kriminal.
Në deklaratë thuhet se në këtë operacion janë angazhuar 400 punonjës policie të cilët kanë ndaluar 45 persona.
Sipas policisë të përfshirë në grupin kriminal janë gjithsej 52 persona, ku shtatë prej tyre janë shpallur në kërkim.
Gjatë këtij operacionin janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gramë heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €.
Deklarata:
“Për një periudhë hetimore strukturat hetimore kanë analizuar detajet e mbledhura nga inteligjenca për një shtrirje kohore prej disa vitesh. Janë administruar në vazhdimësi incidiet dhe provat e reja që siguroheshin. U bë e mundur dokumenti i përfshirjes në aktivitet kriminal të 52 personave për trafik dhe shitje të lëndëve narkotike. Drejtuesi i prokurorisë Elbasan ka nxjerrë 52 urdhra ndalimi që janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm. Gjatë operacionit të sotëm në disa qytete u angazhuan 4902 punonjës policie, u kontrolluan 52 banesa, 18 lokale. Janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve policia ka gjetur 1 kg e 311 gram kokainë, 86 gram heroinë, 1 kg kanabis, mijëra doza kokainë, heroinë, kanabis të sekuestruara gjatë hetimit, një armë zjarri, sasi municioni luftarak si një shumë monetare 51 mln lekë, 15 mijë euro dhe një sasi frangash zviceriane. Janë proceduar 29 shtetas të tjerë. Këta shtetas ushtronin veprimtari kriminale në shitjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Ata kishin ndarë zonat e influencës ku ushtronin aktivitetin kriminal, 11 prej tyre kanë qenë të dënuar në fushën e lëndëve narkotike, 15 të tjerë për vepra të tjera penale. 10 shtetas janë pjesë e grupeve kriminale. Është goditur plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht tre grupe të tjera kriminale”
VORA NEWS




