Aktualitet

“Studentët e mjekësisë, kërkon t’i ‘burgosë’ me ligje anti-kushtetuese”, Basha: PD, gati të ndërtojë një aleancë gjithëpërfshirëse

Nga Fushë-Kruja, Lulzim Basha e quan ‘burgim’ projektligjin e miratuar nga Kuvendi për studentët e Mjekësisë, i cili i detyron ata të punojnë për 5 vite në shtetin shqiptar, pas përfundimit të studimeve.

Sa për projektligjin për kanabisin, Basha thotë se kanabisi është përparësia e kësaj qeverie.

Zgjidhja e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik, sipas ish-kryedemokratit nis listat e hapura, Vettingun në politikë, kufizimi i mandateve, vota e diasporës dhe zgjedhja e Presidentit nga populli.

Basha: Përparësia e kësaj qeverie duket se është kanabisi. Pasi nisi qeverisjen duke kanabizuar Shqipërinë, tani po e legalizon atë. Kjo është përgjigja e saj për të rinjtë që po emigrojnë masivisht, apo studentët e mjekësisë që kërkon t’i “burgosë” me ligje anti-kushtetuese.

Pas legalizimit të vjedhjes përmes Inceneratorëve, check-up, tenderave dhe koncesioneve korruptive tashmë i duhet legjitimimi i kanabisit për llogari të klientëve të pushtetit. SPAK duhet ta ndalë përdorimin e këti ligji për nevoja të grupeve kriminale, duke hetuar çdo kompani guackë të interesuar për këtë industri, pasi pronarët e vërtet nuk do të shfaqen asnjëherë.

Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni është prioriteti i çdo qytetari të këtij vendi.

Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjen me krimin dhe largimin nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë. Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që e kanë frikë, me ata që s’kanë asgjë për të fshehur.

Partia Demokratike është gati të ndërtojë një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me zgjidhjen e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik:

Listat e hapura;

Vetting-un në politikë;

Kufizimin e mandateve;

Votën e diasporës;

Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button