Aktualitet

Gara për bashkinë Rrogozhinë/ Numërohen 40 kuti, kandidati i PS thellon rezultatin

RROGOZHINË– Në Rrogozhinë prej mesnatës vijon numërimi i votave për nxjerrjen e fituesit të zgjedhjeve të së dielës.

Deri në orët e para të mëngjesit janë numëruar 40 kuti nga 54 gjithsej. Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla ka marrë 4398 vota, përkundrejt rivalit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha, i cili ka siguruar 3552 vota.

Diferenca mes tyre është 846 vota, në favor të kandidatit socialist. Deri tani janë regjistruar 50 vota të pavlefshme. Kujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës në Rrogozhinë ishte 36%, 4% më shumë se në 14 maj./

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button