Aktualitet

Në krye të detyrës/ Në ndjekje të një personi në kërkim, aksidentohet makina e policisë në Fier

Një makinë policie është aksidentuar në Fier, në zonën lindore të qytetit.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit te quajtur “Autogrilla”.

Automjeti i policisë ka qenë në një aksion dhe po shkonte drejt automjetit ku gjendej një person në kërkim në Spanjë.

Mësohet se nga përplasja e mjeteve, nuk ka të lënduar, ndërkohë që po kryhet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë: Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier, automjeti tip “Suzuki” me drejtuese shtetasen R. H., 37 vjeçe, banuese në Fier, është përplasur me automjetin e Policisë tip “Hyundai” me drejtues punonjësin e Policisë F. G., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button