Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana uron nxënësit e Shijakut në nisjen e vitit të ri shkollor.

Kryebashkiaku Arbana uron nxënësit e Shijakut në nisjen e vitit të ri shkollor.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana në një postim në rrjetet sociale ka uruar nxënësit e mësuesit për vitin e ri shkollor.

Postimi i plotë:

Urime për ditën e parë të shkollës!
I uroj të gjithë fëmijëve, mësuesve dhe drejtuesve një vit sa më të mbarë!

Sot është një ditë e bukur për ju nxënës. Keni bërë gati çantat, librat dhe gjithçka që duhet për të nisur një vit të ri shkollor; gati për tu takuar dhe me shokët e shoqet e klasës.

Rruga drejt dijes është e gjatë dhe sfiduese, por vetëm përmes saj ju mund të arrini të bëni realitet ëndrrat tuaja për të patur të ardhmen që dëshironi. Për këtë duhet të mësoni me vendosmëri, angazhim të përditshëm dhe vullnet.

Bashkia Shijak është kujdesur që të gjitha shkollat të jenë gati të mirëpresin nxënësit me ambientet e sistemuara dhe të gjitha kushtet e nevojshme.
Fëmijët janë të parët! Ky ka qenë gjithmonë prioritet i yni.

Faleminderit Kryeministrit Rama për mbështetjen që i ka dhënë Shijakut, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

Suksese

BashkiaShijak

EGjithëVëmendjaTeFëmijët

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button