Aktualitet

Operacioni “Tempulli”/ 18 persona do të njihen sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

Gjykata e Vlorës do të japë sot masën e sigurisë për 18 të arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Tempulli”.

Konkretisht:

Marjano Latifaj, Meridio Beluli, Qamil Veshaj, Manuel Veshaj, Bledar Bajrami, Emisa Bajrami, Ilir Beja, Ariselda Delibashi, Gabriele Paskali, Albano Shabani, Shkëlqim Bakaj, Aleksandro Alikaj, Fatmir Alikaj, Rael Hoxhaj, Dashamir Dahri, Eriselda Zekaj, Nikola Bledar Selimaj, Julian Shabani.

Pak ditë më parë policia kreu një operacion në mbarë vendin, ku u goditën disa grupe kriminale nga veriu në jug. Gjithsej u arrestuan 233 persona dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve ishin në qytetin e Tiranës, te cilët shisnin kokainë, kanabis sativa, ekstazi pranë shkollave, lokaleve dhe bareve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button