Aktualitet

Atentati në Rrëshen, zbardhet identiteti i viktimës, ishte liruar nga burgu pak kohë më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rrëshen ku mbeti i vrarë në një atentat shtetasi Martin Bardhi. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë.

Bardhi ishte arrestuar i akuzuar se kishte tentuar të vriste nipin e Kastriot Reçit, ky i fundit i vrarë në vitin 2021. Ndërsa në kërkim u shpall djali i tij Enrik Bardhi. Marku kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Si ndodhi ngjarja në mars të këtij viti:

Dy të rinjtë Enrik Bardhi dhe Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht e më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. 

Mjeti i blinduar e shpëtoi të riun Reçi pa marrë lëndime. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhi të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kërkimet intensive bënë të mundur ndalimin e njërit prej të kërkuarve dhe policia saktësoi se ka rënë në pranga Martin Bardhi, e ndërsa djali i tij dhe nipi janë ende në kërkim. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button