Aktualitet

Arrestimi i 5 personave që shisnin drogë pranë shkollave/ Balla: Vigjilentë për të ndjekur këmba-këmbës keqbërësit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacionit policor ‘Tempulli’, që çoi në pranga tre persona në Fier dhe dy të tjerë në Mat.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla theksoi se Policia e Shtetit është çdo ditë pranë shkollave dhe komunitetit.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në komunitet Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope. Operacioni Tempulli ka vijuar në Fier dhe Mat”, shkruan Balla.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button