Aktualitet
“Dyert tona janë ta hapura”, Von der Leyen: Samiti shumë i veçantë! Përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit

Është një samit shumë i veçantë, ky që mbahet sot. Është i 10-ti i Procesit të Berlinit, por për herë të mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit.
Duam t’ju japim qasje kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun europian, por duhen reforma. Është një stimul për ata që duan të ecin përpara. Dyert tona janë ta hapura, ndaj le të punojmë sot për këtë plan rritjeje”, tha Ursula Von der Leyen.




