Aktualitet

Reshjet shtrihen pasditen e së shtunës dhe të dielën në gjithë vendin

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në shtim.

Në orët e mbrëmjes  të ditës së shtunë reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Hera-herës reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së diel. Gjatë ditës së diel reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button