Aktualitet

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura deri në 23°C

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat
malore përgjatë shtrirjes lindore si edhe zona të izoluara në qënder të territorit.

Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, por nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritjë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button