Aktualitet

Shijak:79 vjetori i Çlirimit të Shijakut/Z. Arbana: “Të punojmë me përkushtim si të parët tanë!”

79 vjetori i Çlirimit të Shijakut/Z. Arbana: “Të punojmë me përkushtim si të parët tanë!”

Data 16 është dita e çlirimit të qytetit të Shijakut. Në ceremoninë e organizuar nga bashkia Shijak kryebashkiaku Arbana ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite dhe shembullin që duhet të marrim nga paraardhësit tanë për të çuar përpara zhvillimin e Shijakut.

Për më tepër kryetari i bashkisë, Elton Arbana shprehet:

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për historinë e Shijakut, e cila na kujton forcën dhe sakrificën e të parëve tanë për të mbrojtur lirinë dhe kombin.

Për hir të kësaj historie të lavdishme ne duhet të ecim në gjurmët e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.

Sot është dita kur duhet të nderojmë heronjtë shijakas që luftuan për çlirimin e qytetit, duke na bërë të kuptojmë një gjë shumë të rëndësishme: bashkë mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi, ashtu siç u ringritëm pas tërmetit, duke larguar çdo rrënojë të tij për të sjellë një të ardhme më të mirë për familjet shijakase.

Shijaku i para katër viteve nuk është ky që kemi sot. Kemi hedhur themelet e zhvillimit të tij me ndërtimin e lagjeve të reja si Lugina, kemi asfaltuar rrugët, kemi ndërtuar nga e para shkolla me kushte bashkëkohore, kopshte të bukura dhe komode për vogëlushët tanë dhe shumë punë të tjera na presin përpara.

Por puna jonë nuk ndalet këtu, sepse ne kemi një mision. T’i shërbejmë me përgjegjshmëri dhe devotshmëri çdo qytetari shijakas.

Vetëm përmes punës me përkushtim mund të sjellim progresin. Ne kemi marrë leksionet që duhet nga historia jonë e lavdishme. Kemi shembullin e një sakrifice të madhe të gjithë atyre njerëzve të nderuar që nuk kursyen asgjë, për hir të idealit të lirisë së vendit.

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ato familje dhe veteranë lufte që dhanë jetën për atdheun.

Në fund shpresoj që në ballkonet e shtëpive tuaja të ketë një flamur kuq e zi, si simbol kombëtar për festat e Nëntorit dhe 111 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gëzuar Ditën e Çlirimit të Shijakut!
Gëzuar 16 nëntorin, ditën kur çdo shijakas ndjehet krenar për emrin që ka!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button