Aktualitet

Stuhia dhe era e fortë fluturojnë karriget në ajër, kyebashkiaku i Librazhdit apel qytetarëve

Qyteti i Librazhdit është përfshirë nga stuhia e shiut dhe era e fortë, çka ka bërë që karriget dhe çadrat e bizneseve të fluturojnë në qendër të qytetit.

Ka qenë kryebashkiaku Mariglen Disha i cili ka bërë publike në Facebook, pamjet apokaliptike që ka lënë pas stuhia, ndërsa paralajmëron se e keqja nuk ka mbaruar ende.

Duke iu referuar IGJEUM, Disha thekson se gjatë natës pritet përkeqësim i mëtejshëm i motit, prandaj qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes. Ai fton të gjithë banorët e Bashkisë së Librazhdit që të telefonojnë në numrin e zjarrëfikëses 128 për çdo problem që mund të kenë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button