Aktualitet

Moti për javën e ardhshme/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Kur pritet të nisin reshjet e shiut dhe borës

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse me masa ajrore të ftohta sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Kështu, për ditën e hënë dhe të martë moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare.

Për ditën e mërkurë dhe atë të enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

Për ditën e premte moti parashikohet përsëri i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat në orët e vona të mbrëmjes vijnë përsëri në dendësim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button