Aktualitet
Digjet lokali te “Myslym Shyri” në Tiranë

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme rreth orës 23:25 në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Policia njofton se nga zjarri në lokal ka vetëm dëme materiale.Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.




