Aktualitet

SPAK urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës/ 9 kërkesa për arrest me burg dhe 6 arrest shtëpie, mes tyre Taulant Tusha

Në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar mbrëmjen e së premtes 15 urdhërarreste, mes të cilëve edhe dy zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Mes urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK është drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës Taulant Tusha, i cili mban këtë post prej 8 vitesh dhe Namik Simixhiu.

Gjithashtu, urdhër-arreste janë lëshuar edhe për biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Ndërkohë sërish rëndojnë akuzat ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

GjKKO ka dhënë masat e arrestit në burg për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj dhe Taulant Tushën. Ndërsa është vendosur masa e “Arrestit në shtëpi” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros ndaj inceneratorit të Tiranës. Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button