Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i degës së PD në Fushë Krujë

Kryetari i degës së Partisë Demokratike së Fushë Krujës, Sabah Stafuka ka dhënë dorëheqjen, pas dekadash në krye të kësaj dege.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Stafuka shkruan se ky vendim ka qenë i vështirë dhe se tashmë ai duhet të bëjë një hap pas pasi demokratët sipas tij meritojnë më shumë.

Ky vendim i marrë nga Stafuka dyshohet se vjen pas ngërçit të krijuar me gupin “e vulës”.

Postimi i plotë i Sabah Stafukës:

Te nderuar demokrat te Krujes, Fushe-Krujes, Nikles,Thumanes, Bubqit, Malesise.

Dua te shpreh falenderimin per te gjithe ju qe kam bashkepunuar ne kohet me te veshtira te drejtimit te PD qe nga viti 1991 deri sot dhe kurre nuk jam tradhtuar dhe kurre nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetem nje marredhenie-Sinqeriteti dhe Besimi.

Sot dua te ju them se kam dhene doreheqjen nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Degen Fushe- Kruje. /VoraNews

Ky ishte vendimi im me i veshtire qe kam marre ne jete, por kur marrdhenia dhe bashjetesa partiake nuk shkon ne favor te bashkimit dhe qellimit te fitores, e gjykoj te arsyeshme qe duhet te bej nje hap pas sepse demokratet meritojne me shume.

I juaji, me respekt Sabah Stafuka!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button