Aktualitet

Ngjarja në Vaqarr, Rama: Ndalimi i iftareve është çmenduri. E diela do të shënojë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen në Vaqarr ku një mjet me ushqime u ndalua nga eksponentë të PD-së të cilës pretendonin se ishin në këmbim të votës nga ana e socialistëve.

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”, shkruan Rama.Mëngjesin e sotëm policia bëri të ditur se pas verifikimeve rezultoi se ato ushqime do të shpërndaheshin për iftar dhe nuk kanë lidhje me politikën. Për këtë hetimi ka nisur për eksponentin e PD-së, Florenc Hoxha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button