Aktualitet

I hapën llogari false 34-vjeçares në TikTok, merren nën hetim tre persona në Shkodër

Një grua 34-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Shkodrës se disa persona i kanë hapur llogari false në TikTok.

Për rastin, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për A. L., 42 vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A. K., 35 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 42 vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A. K., 35 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok“”-njofton policia.Së fundmi janë shtuar denoncimet nga personat që bien pre e kërcënimeve në rrjetet sociale, kryesisht fëmijë, vajza dhe gra.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button