Aktualitet

Basha dhe Berisha, homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të lartë të opozitës kanë bërë homazhe paradite në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në nderim të Lëvizjes Studentore të 8 Dhjetorit 1990.

Që nga viti 2009, me vendim të Kuvendit, data 8 dhjetor përkujtohet si ditë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button