Aktualitet

Rama e bën të premten pushim për administratën

Dita e premte do të jetë pushim për punonjësit e administratës, e cila vjen pas festës zyrtare të Ditës së Verës.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shton se nga ky vendim përfitojnë të gjithë punonjësit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike.

Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithsesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button