
Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të RAI3, në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Rama u lincua sepse ndihmoi Italinë me emigrantët”, tha Meloni në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet evropiane të 8 dhe 9 qershorit, raportojnë mediat italiane.
Edhe Tele-Meloni, ju e dini, apo jo Tele-Melonin?
Ai përpiloi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte si një narko-shtet.
Unë dërgoj solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar”, tha kryeministri e Italisë.




