Aktualitet

Flamur Noka shkon me molotov te Bashkia, Veliaj shtron rrugën para shtëpisë familjes së tij: Mome, bëji të fala, ta gëzojë

Në një kohë kur Flamur Noka ishte duke protestuar me molotovë para Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhej në lagjen e familjes së tij. Siç mund ta shihni edhe nga kjo video, Veliaj shfaqet poshtë vilës-pallat të familjes Noka, e cila nga sot ka edhe një rrugë të re.

“Mome, si je, bëji të fala Flamurit, ta gëzojë”, dëgjohet të thotë Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka kryer jo vetëm asfaltimin e rrugës “Grigor Cilka”, por edhe rrjetin e kanalizimeve dhe sistemin e ndriçimit, duke i rritur vlerën edhe më shumë pronës së familjes Noka dhe komshinjve të tyre.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button