Aktualitet

Vodhën një celular dhe një biçikletë, arrestohen 2 persona në Elbasan

Dy persona janë arrestuar në Elbasan ditën e sotme për vjedhje. Mësohet se një 47-vjeçar ka vjedhur një celular në një banak lokali në fshatin Labinot. Ndërsa i arrestuari tjetër është një 60-vjeçar, pasi ka vjedhur biçikelën e një të moshuari tjetër në lagjen 5 Maj.

Policia:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan •Menjëherë pas 2 denoncimeve për raste vjedhjesh, Komisariati i Policisë Elbasan, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, organizoi punën dhe si rezultat, identifikoi dhe vuri në pranga autorët e këtyre 2 rasteve, konkretisht: -shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mëngjesin e djeshëm, ka vjedhur 1 celular, në banakun e lokalit në pronësi të shtetasit E. F., në fshatin Labinot. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; -shtetasin M. F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka vjedhur 1 biçikletë, në banesën e një 72 vjeçari, në lagjen “5 Maj”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button