Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe shkatërroi dronin, nisin hetimet për 49-vjeçarin në Shkodër 

Një 49-vjeçar është vënë nën hetim në Shkodër, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër dhe shkatërroi një dron. 

Personi K. N., 49 vjeç, banues në fshatin Shkjezë nga pakujdesia, teksa qëllonte me armë gjahu në ajër, ka dëmtuar një dron që ishte duke fluturuar në atë zonë. 

“Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 49 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, sepse nga pakujdesia, teksa qëllonte me armë gjahu në ajër, ka dëmtuar një dron që ishte duke fluturuar në atë zonë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut”-njofton policia. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button