Aktualitet

Nga braktisja e “kampit” Basha, tek zgjedhjet e 2025/ Zhupa: PD gati për zgjedhje, Basha ka marrë më shumë nga partia

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një intervistë me Fax News me gazetaren Neta Fero është shprehur se është e lumtur që vula shkoi në vend të vetë.

E pyetur për rekursin që Lulzim Basha tha, ajo u shpreh se nuk ka asnjë shancë për rekurs pasi ajo cështje ka shkuar njëherë në Gjykatën e Lartë.

Zhupa i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen nën siglën e PD-së. E pyetur nëse kjo thirrje vlen dhe për Bashën, Zhupa është shprehur se po, ndërsa ka theksuar se ai ka qenë personi i cili ka marr më shumë nga pd dhe varet nga ai nëse do ti bashkohet PD.

Deputetja po ashtu ka komentuar dhe largimin e Alibejat i cili në një reagim në Facebook është shprehur se për të qenë demokrat sot, duhet të jesh “berishist”, dhe sipas tij kjo është një gjë që nuk e bën dot.
Deputetja demokrate ka thënë se në pd nuk ka asnjë kusht të tillë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button