Aktualitet

Plumba drejt efektivëve në Malësinë e Madhe, reagon policia: U qëlluam gjatë aksionit antidrogë. RENEA e FNSH kontrolle në zone 

Gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, një person ka qëlluar me armë zjarri kundrejt efeketiveve te policise.

Pas kesaj ngjarje ka reaguar policia e shtetit e cila sqaron se :

Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, kur kanë parë shërbimet e  Policisë të cilat po kryenin kontroll të territorit në njësinë administrative Shkrel, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Menjëherë në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po në ndihmë të Policisë vendore, u dëguan Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe grupe speciale të RENEA-s me helikopter.

Forcat operacionale në terren, përkundrejt asgjësimit dhe shkatërrimit të bimëve narkotike, vazhdojnë operacionin për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të qëllimit me armë zjarri.

Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button